Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron nga Konventa Kombëtare e FRPD-së se forca politike që ai drejton do të jetë shumica në zgjedhjet e ardhshme. Kjo sipas Bashës do të vij edhe fal kontributit të të rinjve.
Sipas kryeopozitarit qeveria aktuale po promovon vrasësit dhe kriminelët, ndaj dhe për të rinjtë është gjithnjë e më shumë e vështirë që të gjejnë një vend pune.
Nga kjo konventë ku do të zgjidhen drejtuesit e Këshillit Kombëtar, Basha deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme, 49 kandidat për deputetë do të jenë nga Forumi Rinor Demokrat.