Report TV - Mbledhja e 2 qeverive, Rama: Jetësojmë bashkimin përmes BE

Report TV 2016-06-03

Views 2

KOSOVË- Në mbledhjen e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë sot në Prishtinë veç diskutimeve që kanë nisur për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, dy qeveritë firmosën 9 marrëveshje të reja në fusha të ndryshme.

Në një konferencë për emdiat pas përfundimit të takimit dy kryeministrat e cilësuan si një ndër frytet më të mira të dy evndeve arritjen e marrëveshjeve të Bashkëpunimit.

Kreu i kabinetit qeveritar të Kosoës Isa Mustafa deklaroi se deri dje bashkëpunimi mes dy qeverive ka qenë endërr, ndërsa sot është realitet. Kreu i qeverisë kosovare pohoi se në këto vite janë forcuar marrëdhëniet mes dy shteteve, ndërsa do të vijohet më tej me këtë ritëm.

?Zoti Edi Rama është nder i veçantë që të kishim një mbledhje qeverie të përbashkët. Bashkëpunimi vëllazëror dhe investimi maksimal për të qenë së bashku është kërkesë e qytetarëve dhe detyrimi ynë. Deri dje që konsiderohej ëndërr e shqiptarëve sot është realitet dhe nesër do jetë model evropian. Sot qeveria e Kosovës del me bilanc para jush. Ne kemi forcuar ndjeshëm marrëdhëniet dhe me dokumentin për partneritetin strategjik. Në këtë aspekt kanë mbetur pak çështje që të adresohen, ndaj rezultatet janë të prekshme dhe kanë krijuar kushte që të avancohet më shumë. Sot kjo mbledhje solli risi në krijimin e mekanizmave për të bashkëpunuar. Përveç marrëveshjeve, sot nënshkruam dhe deklaratën e përbashkët. pasi konfirmuam angazhimin e përbashkët, ramë dakord që të ndërmarrim iniciativa konkrete për fusha bashkëpunimi. Pjesë e deklaratës janë hartimi i një kalendari dhe vijimi i projekteve të bashkëpunimit. Gjatë kësaj mbledhje ne prezantuam 7 marrëveshje që u nënshkruan sot. Vendet tona po avancojnë në axhendën e tyre europiane. Këto marrëveshje janë të rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve tona të bashkëpunimit?, tha Mustafa.

Share This Video


Download

  
Report form