Dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë rezultojnë të kenë ndryshuar gjeneralitetet. Shqiptarja.com sjell formularin e Tom Ndrecës, i njohur gjerësisht nga publiku si kryesues i trupës gjyqësore që dha pafajësi për gardistët e 21 janarit.
Ai ka deklaruar se ka ndryshuar mbiemrin e tij, të cilin më parë e ka pasur Frroku, dhe më pas e ka ndryshuar në Ndreca. Ai nuk jep asnjë arsye pse e ka bërë këtë gjë, por ndryshimi, sikundërse në rastin e politikanëve, edhe në këtë rast, lë shumë hapësira dyshimi.