Report TV - Bashkëshorti i Ministres Ermonela Felaj fiton gjyqin me Nishanin

Report TV 2016-06-02

Views 28

Bashkëshorti i Ministres Ermonela Felaj, Bledar Velikaj fiton gjyqin me Presidentin e Republikës i cili në nëntor të 2015-ës i mohoi atij dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor Kukës.

Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit të gjykatës administrative ku pas një procesi 6 mujor Velikaj ka fituar përballë Nishanit. Siç dhe shihni në këtë faksimile vendimi është dhënë nga gjyqtari Avni Sejdi më datë 23 maj 2016 dhe mban numrin 2559. Ja se si e argumenton gjyqtari vendimin në favor të bashkëshortit të Ministres Felaj. ?Veprimi administrativ, ai i mosdekretimit në heshtje të paditësit në detyrën e prokurorit nga ana e Presidentit të Republikës, çmohet nga gjykata si një veprim i paligjshëm, pasi nga ana e këtij të fundit kemi të bëjmë me shpërdorim të diskercionit, përderisa nuk u dha asnjë arsye apo argument se pse kandidatura e paditësit është rrëzuar?.

Sipas vendimit të gjykatës Velikaj duhet të emërohet prokuror sipas shkresë së Prokurorit të Përgjithshëm me numër 2971/57 prot. datë 30.102015, shkresë e cila e kish caktuar atë prokuror në Kukës. Me këtë vendim gjyqtari administrative kërkon që dhe vlera monetare e procesit gjyqësor prej 43.000 mijë lekë të paguhet nga pala e paditur (Presidenti).

Garat e një pas njëshme
Bledar Velikaj mban postin e oficerit të policisë gjyqësore pranë prokurorisë së krimeve të rënda dhe për tu bërë prokuror ai ka konkurruar disa herë deri në fitimin e konkursit të zhvilluar nga Prokuroria.

Share This Video


Download

  
Report form