Deputeti Ben Blushi e quan fund të mo" />
Deputeti Ben Blushi e quan fund të mo"/>

Blushi: Mbroni "përdhunuesin" në emër të kryetarit të partisë. Tahiri dhe Blushi ashpërsojnë gjuhën

Ora News Lajme 2016-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi e quan fund të moralit politik emërimin e Elvis Rroshit kryetar bashkie.
?Ajo që ndodhi është dëshmi e pastër e degradimit politik. Italia e ndëshkoi ne e zgjodhëm kryetar bashkie, ja pse ne nuk jemi në Europë? tha ai në fjalën e tij të mbajtur në foltoren e Kuvendit.
Nëse një shatërvan quhet punë ku është degradim i punës. Nëse ca pllaka në qendrën e qytetit quhen punë kjo nuk është punë është fundi i punës. nëse një qytet e ka më të shenjtë një shatërvan se ligjin ky nuk është fundi i ligjit por fundi i qytetit. Unë jam i bindur se qyteti i Kavajës nuk mbron atë që nuk mund të mbrohet. Qyteti i Kavajës është i detyruar të mbrojë dhe del në protestë me dhunë e pahir. Nuk besoj. Se do të ishte fatkeqësi, nëse qyteti i Kavajës mendonte se ia vlen të shkëmbesh virtytin me vesin për një llampë, për një pllakë për një palmë e shatërvan. A mund të shkëmbehet nderi me kaq pak?! Nuk besoj se në Kavajë kjo ndodh dhe nuk ka për të ndodhur në Shqipëri, veçse ka ndodhur me pahir. Sepse shoqëritë nuk ndërtohen mbi shatërvan por mbi modele. Shoqëritë nuk ndërtohen mbi ves por mbi virtyte.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/blushi-emerimi-i-rroshit-degradim-politik-fatkeqesi-nese-kavaja-shkemben-virtytin-me-vesin/

Share This Video


Download

  
Report form