Qeveria ka vendosur mesataren 6-të për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet universitare. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin mesataren e pranimeve në Universitet, për të gjithë ata kandidatë që duan të vazhdojnë studimet në programet e ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2016-2017.
?Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare për pranim në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017, të jetë 6 (gjashtë)?, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.