Report TV - Sondazhi i DHAT: Klima e biznesit e përkeqësuar, shqetësim korrupsioni

Report TV 2016-06-01

Views 1

Në vitin 2015, klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kryer një sondazh me bizneset anëtare, të cilët janë janë përgjigjur se është rritur niveli i korrupsionit, i problemeve që kanë të bëjnë me monopolet e konkurrencën e pandershme, por edhe me shqetësimet që sjell klima e brendshme politike.

Në parathënien e raportit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu ka shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin e tij lidhur me rënien me gati 5 pikë përqindjeje të Indeksit të Biznesit.

?Unë mbeta i zhgënjyer kur vura re rënien e ndjeshme të ABI në 2015-n, nga 42.77 në 37.94. Unë jam i inkuarajuar që anëtarët e Dhomës Amerikane janë optimistë për vitin 2016, me pritshmëritë që ABI do të ringrihet në 40.61. Unë besoj se miratimi me sukses dhe zbatimi i reformës së sistemit gjyqësor, një angazhim për të pasur një regjim rregullator të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm dhe lufta e fortë kundër informalitetit dhe korrupsionit do të bëjnë që ABI të ketë një rritje edhe më të madhe sesa parashikohet në raportin e vitit të ardhshëm?- shkruan Lu.

Share This Video


Download

  
Report form