Report TV - Dorëheqja e Roshit, Gjylameti: PS po distancohet, PD mbron të vetët

Report TV 2016-05-31

Views 0

Menjëherë pas dorëheqjes së kryebashkiakut Elvis rroshi ka ardhur dhe reagimi Partisë Socialiste e cila thekson se distancohet nga personat që shkelin ligjin dhe nga akte të tilla.

Në një deklaratë për mediat, deputetja Blerina Gjylameti theksoi se ligji qëndron mbi të gjithë dhe duhet zbatuar deri më një. Ajo nuk ka lënë pa përmendur sulmi dhe baltën e hedhur mbi Roshin nga opozita, duke e akuzuar këtë të fundit se jo vetëm nuk e ka seriozisht deklariminalizimin, por nuk përgjigjet për personat me të shkuar me precedentë që ka.

Sa për Roshin, ajo ka theksuar se ?ne respektojmë ligjin dhe dënimet që përcakton ai për shkelësit, ky qëndrim tregon moralin e forcës politike dhe se dekriminalizimin e kemi seriozisht?.

Sipas saj PD ende nuk është përgjigjur për të inkriminuarit në radhët e saj, duke kujtuar kështu deputetin Noka për deklarim të rremë, deputetin Zeneli apo edhe Ristanin.

?Në PD numri dy rezulton i dënuar me burg, por Ristani bën sikur nuk dëgjon që i ka borxh publikut shpjegim, asgjë e moralshme dhe parimore nuk pritet nga PD, që në krye ka Bashën, i cili akuzave iu shmang me një raport mjekësor?- tha ajo.

Share This Video


Download

  
Report form