Tre ditët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s përfunduan me miratimin e një rezolute.
Në qendër të dokumentit të firmosur nga 260 parlamentarët e 28 vendeve anëtare të aleancës, ashtu si në të gjitha komisionet që u mblodhen këto ditë, ishte lufta ndaj ISIS dhe marrja e masave ndaj agresionit rus.
NATO planifikon të rrisë prezencën ushtarake në lindje pasi ?veprimet e dhunshme ruse i kanë mbyllur dyert e dialogut?-thuhet në deklaratë.
Sin turner
Ligjvënësit nxitën edhe shkëmbimin e shërbimit të inteligjencës mes vendeve anëtare për të zgjeruar bashkëpunimin me Lindjen e Mesme dhe vendet e Gjirit në përpjekjet e tyre për të frenuar grupin Shteti Islamik.
Edhe frenimi i Iranit për të përdorur armët nukleare, ishet një klauzolë e deklaratës së miratuar.
Në dokument flitet dhe për zgjerimin e Aleancës së Atlantikut me vendet e Ballkanit dhe ndihmimi i qeverisë libiane në luftën ndaj terroristëve.
pas largimit e zyrtarëve të NATO-s, pallati i kongreseve i blinduar për tre ditë rresht nga Garda e Republikës dhe policia, u boshatis.
Investimet e bëra në këtë godinë për ta përshtatur me rendesinë e aktivitetit që kapin vlerën prej 33.7 milion lekë I mbeten përfundimisht godinës.