Gjatë fjalimit të tij në ditën e tretë të punimeve të Asamblesë parlamentare, kryeministri Edi Rama u shpreh se NATO duhet t?i hapë rrugën e anëtarësimit Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu edhe rrezikun rus në Lindje të Europës, duke kërkuar një koordinim të vendeve të aleancës ushtarake për të garantuar sigurinë.