Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti francez Francois Hollande do t?i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin ?Komandant i Legjionit të Nderit?, që iu akordua pak muaj më parë.
Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial ?Élysée? në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar, mes tyre dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama i cili është nisur drejt Francës.
Është një ngjarje e rrallë, që vetë Presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.
Duket se ky është një nderim i veçantë që i bëhet shkrimtarit shqiptar, ku nesër ai do të jetë i vetmi që do të marrë çmimin.
Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se Presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/kadare-merr-titullin-komandant-nga-presidenti-francez-ne-elysee/