Ushtria irakene ka nisur atë që konsiderohet si faza e fundit e operacionit për të rimarrë qytetin e Falluxhas, një prej bastioneve të të ashtuquajturit Shtet Islamik. Ofensiva e fundit vjen vetëm një javë pasi qeveria nisi përpjekjet për shtënë nën kontroll qytetin e mbajtur prej xhihadistëve që prej vitit 2014.