Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste ka kërkuar sërish shpjegime nga demokratët për deputetët e inkriminuar që u zbuluan nga formularët e dekriminalizimit.
Olta Xhaçka: Lulzim Basha e Sali Berisha, të dy bashkë, nuk thonë asnjë fjalë. Nuk guxojnë të flasin as për Flamur Nokën që ka bërë deklarim të rremë duke u bërë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, as për Alban Zenelin, deputetin e dënuar dy herë me burgim, e as për Arben Ristanin, sekretarin e tyre të përgjithshëm i cili rezulton i dënuar me të paktën 5 muaj burg për veprime antikushtetuese.
Pyetja është: A do thotë ndonjë fjale Basha e Berisha për deputetët e tyre të dënuar? Nëse për Bashen e Berishën çdo qytetar është i barabartë përpara ligjit, duhet të paktën ta thonë një fjalë e të dënojnë deputetët e tyre që rezultojnë të inkriminuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-dhe-ps-perplasen-serish-per-dekriminalizimin/