Report TV - Basha në Elbasan: 150 milion euro investime për bujqësinë

Report TV 2016-05-29

Views 1

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në takimin me banorët e rrethit të Elbasanit, ka premtuar rreth 150 milion euro investime dhe subvecione në infrastrukturë dhe bujqësi.

Gjatë këtij takimi fermerët shprehën shqetësimin se kanë rreth 3 vite që nuk kanë marrë asnjë investim për bujqësinë, as subvencione, asgjë. Sipas tyre investimet e fundit në infrastrukturë dhe bujqësi, janë bërë që në kohën kur Basha ka qenë deputet.

Në bisedat me qytetarët Basha akuzon kreun e shtetit se ka vjedhur rreth 2.2 miliardë euro dhe nuk ka bërë as subvencione, asnjë investim në infrastrukturë dhe në bujqësi, madje se ka rritur dhe çmimin energjisë elektrike, të cilat kanë çuar në rritjen e varfërisë.

Gjithashtu kjo gjendje e mjerueshme ndodhet edhe në Bradashesh, ku njerëzit mezi nxjerrin bukën e gojës.

Pas kërkesave të banorëve Basha vizitoi disa familje, ku gjendja e tyre ishte tepër e rënduar.

Ai ka premtuar se do të investoi rreth 150 milionë euro. Për Bashën bujqësia do të ketë një prioritet ndërsa rreth 50 milionë euro do të jënë për infrastrukturën dhe 100 milionë euro për subvencione të drejtëpërdrejta për fermerin.

Për banorët e Bradasheshit, Basha është e vetmja shpresë

Share This Video


Download

  
Report form