Report TV - Sërish tension mes Azerbajxhanit e Armenisë Gjiknuri: Rrezik projektet

Report TV 2016-05-29

Views 1

Komisioni i Shkencës në Asamblenë parlamentare te NATO-s është shoqëruar me tensione mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Teksa ata janë në konflikte për territore Azerbajxhani ka folur për projektin e gazifikimit TAP, duke u shprehur se disa vende e pengojnë.

Kaq ka mjaftuar për të nxcitur tensione mes përfaqesuesve azerë dhe armenë. Pas kësaj situate, ministri shqiptar i Energjisë Damian Gjiknuri është shprehur se nëse gjeopolitika nuk është në paqe, nuk mund të garantohet siguria e projektit.

Përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë si sot edhe dje kanë patur një koflikt për shkak të problemeve të tyre gjeopolitike, madje ata kanë dhënë edhe disa mesazhe kërcënuese duke lënë të nënkuptohet një mundësi bllokimi të projekteve

Drejtuesja e komitetetit, në këtë pikë i ka ndërprerë fjalën përfaqësuesit të Azerbajxhanit duke i kërkuar të lënë jashtë temës së diskutimit problemet gjeopolitike mes tyre.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ministrit Damian Gjiknuri i cili tha se të tilla konflikte sjelleni rreziqe për përfundimin e projekteve si TAP në kohë ?Konfliktet sjellin rreziqe për përfundimin e projekteve në kohë. Edhe për ne si Shqipëri projekti TAP varet nga stabiliteti gjeopolitik i të gjitha vendeve nga kalon. Ne shpresojmë që të jetë siguruar stabiliteti në Azerbajzhan, besoj se konflikti mes tyre do zgjidhet, edhe pse ka vende që nuk e duan diversifikimin energjetik?,- tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form