Asambleja parlamentare e NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar 7 vjet nga prilli i 2009 kur Shqipëria u be anëtare e Aleancës se Atlantikut te Veriut dhe Shqipëria mirëpret per here te pare Asamblenë Parlamentare te NATO-s.Michael R. Turner: Tirana është nje qytet vërtet shume i bukur, ne jemi shume krenare qe gjendemi ketu dhe faleminderit qe edhe motin na e keni rregulluar sepse edhe koha eshte shume e bukurper 3 dite me radhe 260 pjesëmarrës nga 28 vende te Aleancës do te diskutojnë per sfidat kryesore me te cilat përballet NATO. Lufta kundër terrorizmit është nje prej ketyre sfidave dhe Presidenti i Asamblesë e ka vleresuar Shqipërinë si aset ne këtë beteje te përbashkët. Një tjetër sfide per Aleancën është Rusia, e cila ka zënë nje vend te rëndësishëm ne diskutimet e ditës se pare te Asamblesë. Ne kete konference për shtyp është dhënë edhe garancia per ruajtjen e politikes se dyerve te hapura te NATO-s, e vlefshme edhe per Kosoven. Ndërkohe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko deklaroi se Shqipëria, nuk do te kushtëzoje asnjë prej vende te rajonit qe duan te anëtarësohen ne NATO përfshi edhe Serbinë. Asambleja Parlamentare e NATO-s zhvillon punimet 6 jave para samitit te Varshaves dhe fokusi i këtij takimi eshte reagimi i NATO-s ne raport me sfidat qe vijnë nga Rusia, konflikti ne Irak dhe Siri , kriza e emigranteve.- See more at: http://vizionplus.al/asambleja-parlamentare-e-nato-s-2/#sthash.LfVIlvj5.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form