Report TV - Letra/ Rama kërkon takim me Lulzim Bashën nesër në ora 11

Report TV 2016-05-27

Views 0

E shtuna në orën 11 është përcaktuar si një ditë e përshtatshme nga kryeministri për të takuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Ftesa e artikuluar publikisht në media ka marrë një format zyrtar ku përcaktohet data, ora dhe vendi I mundshëm I këtij takimi.

Rama ka autorizuar Vali Bizhgën, drejtoreshën e kabinetit te kryeministrit e cila nëprmjet një letre drejtuar homologes ne kabinetin e PD-së, Greta Deljani kërkon kordinimine axhendave mes 2 liderve. ?Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast.

Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave. ?-thuhet në letrën drejtuar PD-së, ku saktësohet dhe formati që do të ketë kjo tryezë ku do të diskutohet për 2 reformat kryesore, atë në drejtësi dhe zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët.?Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino.

Share This Video


Download

  
Report form