Digjet autobusi me nxënës në Krujë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një autobus me nxënës ka marrë flakë, duke shkaktuar një të vdekur e 12 të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në qendër të qytetit të Krujës, kur një autobus me besimtare të Kishës Ortodokse të Vlorës ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër. Menjëherë sapo ka vënë re se diçka nuk po shkonte, shoferi ka lajmëruar pasagjerët se autobusi po merrte flakë, por vetëm disa prej tyre kanë mundur të dalin në kohë. Flakët dhe tymi kanë bërë që brenda autobusit të krijohej një situatë kaotike. Një grua që ndodhej brenda ka qenë më fatkeqe, pasi nuk mundi dot të rezistojë. Ajo ka humbur jetën në pak minuta. Fatmirësisht të tjerët kanë mundur të dalin të gjallë dhe janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Policia bën të ditur se fëmijët dhe priftërinjtë që i shoqëronin janë jashtë rrezikut për jetën. - See more at: http://vizionplus.al/digjet-autobusi-me-nxenes-ne-kruje/#sthash.VkeBiJbG.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form