Hetimi për CEZ, dokumentacioni i administrimit nga komisioni hetimor përplas palët

Ora News Lajme 2016-05-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dokumentacioni që do të administrohet nga Komisioni i Posacëm Parlamentar për hetimin e shtetëzimit të kompanisë CEZ Shpërndarje ka përplasur palët në mbledhjen radhës.
Demokratët kërkojnë informacion për periudhën korrik 2014-dhjetor 2015 për korrespondencën mes ministrisë së Energjisë dhe studios juridike ndërkombëtare, që asistoi zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Por, socialistët kundërshtuan kërkesën, me argumentin se del jashtë çështjes së hetimit.
Vasilika Hysi: Njihen publikisht korrespondenca e avokatit pasi parlamenti e ka miratuar marrëveshjen dhe ai e ka mbyllur punën me Shqipërinë.
Gent Strazimiri: Që të gjitha janë referenca publike në Parlament të ministrave të kohës nga data që ne kërkojmë deri ditën që ne e kërkojmë.
Vasilika Hysi: Është botuar në korrik të 2014. Nuk thuhet në Komisionin Hetimor dhe për bisedimet pas miratimit të marrëveshjes.
Edmond Spaho: Nëse doni të mbroheni në këtë mënyrë mjerë ju.
Vasilika Hysi: Unë nuk kam frikë nga hetimi
Edmond Spaho: Ky lloj qëndrimi më bind më shumë që kjo është një çështje për tu hetuar.
Për ta qartësuar nga ana juridike, u desh ndërhyrja e njërës prej përfaqësueseve ligjore të kuvendit.
Përfaqësuesja ligjore: Çdo anëtari i komisionit mund të bëjë kërkesë për prova, sesa hyn pastaj shqyrtimi i objektit nxjerrjes së konkluzioneve ajo është pjesë e shqyrtimit.
Mosdakordësi pati dhe për planin paraprak të hetimit.
Vasilika Hysi: Nëse ne nuk votojmë, nuk marrim një vendim dhe votojmë për planin e hetimit, ne nuk fillojmë dot hetimin.
Edmond Spaho: Plani paraprak paraqet pozicionin tonë dhe e shpall kryetari. Pas planit paraprak të hetimit do të nisim shkresat për të mbledhur materialet nga institucionet.
Mbledhja e radhës e komisionit do të zhvillohet ditën e premte në orën 9.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-per-cez-dokumentacioni-i-administrimit-nga-komisioni-hetimor-perplas-palet/

Share This Video


Download

  
Report form