Report TV - Inagurohet qendra 'Dispeçer' Rama: Investim strategjik për energjinë

Report TV 2016-05-25

Views 2

Gjatë inagurimit të qendrës kombëtare dispeçer dhe sistemit të kontrollit Scada/EMS një projekt i operatorit të sistemit të transmetimit kryeministri Rama tha se është një investim mjaft me vlerë dhe njëkohësisht strategjik për transmetimin e energjisë elektrike.

Në fjalën e tij Rama tha se 300 mln euro do të investohen për këtë sektor, 6 milionë euro janë investuar për ndërtesën dhe 17 të tjera për ndërtimin e sistemit të monitorimit të të gjitha nën stacioneve elektrike në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se deri dje energjia ishte një mal pa zot, ndërsa me investimet e kryera në vitet e fundit sistemi energjetik është integruar si pjesë e BE-së.

Nga ana tjetër, Kryeministri deklaroi se ai vetë ishte më i pakënaquri me reformat e qeverisë.

?Si Kryeministër i vendit, jam njeriu më i pakënaqur sot. Për arsyen e thjeshtë se jam i vetëdijshëm për padurimin dhe pritshmëritë e njerëzve?, tha Rama.

Më tej për reformën në sistemin e energjetik, kreu i qeverisë u shpreh se, brenda qershorit, shqiptarët do të paguajnë atë që u takon, faturat afrove nuk do të ekzistojnë më.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo. Ambasadori italian Cutillo në fjalën e tij tha se bëhet fjalë për një infrastrukturë prestigjioze, dhe me një rëndësi strategjike për Shqipërinë.

?Ky projekt është thelbësor për përshtatjen e sistemit energjetik shqiptar me rrjetin europian, që përbën një fazë të rëndësishme në rrugën e integrimit. Projekti është më rëndësi për monitorimin e sistemit të energjisë. Jam i lumtur që shoh të valëviten pranë flamujt e Shqipërisë, Italisë, dhe BE-së. Dua të theksoj se përveç këtij kontributi, Italia do të vazhdojë të kontribuojë për zhvillimin e sistemit energjetik në Shqipëri. Ne kemi projekte edhe për ardhmen në kuadër të këtij programi. Janë parashikuar edhe 2 ndërhyrje të tjera për zhvillimin e rrjetit elektrik shqiptar, të rrjetit Scada në gjithë vendin, në jug të vendit, dhe në respekt të rregullave europiane?, tha ambasadori Cutillo.

Share This Video


Download

  
Report form