“Ura me tri harqe” në Galerinë FAB - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjyrat, telajot, portretet e instalacionet bëjnë bashkë në një galeri studentët më të mirë të arteve vizuale në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Edhe pse të ndryshëm në atë që përcjellin në ekspozitën ?Ura me tri harqe?, duket se ajo që i bashkon është përpjekja për të ngritur nivelin e artit vizual në universitetet ku për këtë fundit flitet shqip. Ermir Hoxha nuk është për herë të parë kurator i këtij manifestime artistik që shëmbëllen edhe ndryshime në konceptin e përcjelljes së ideve. E ndërsa një shkollë si ajo e Tetovës, nuk i ka shpëtuar tradicionales, portretit brenda kornizave të realizmit, për Kosovën përpjekja për rilindje nuk mungon qoftë edhe në një cep të telajos. Këpucë, insekte që kërkojnë të ngjiten lart e korniza përballë së cilave mund të gjendet çdokush janë disa nga idetë e të rinjve më të talentuar shqiptarë. Megjithatë ekspozita nuk është i vetmi aktivitet që zhvillojnë studentët më të mirë të arteve në Tiranë. Në sallën e kinemasë do të shfaqen filma të shkurtër e dokumentarë të realizuar nga ta, ndërsa në atë të koncerteve nuk do të mungojë muzika e mirë. Për një dekadë universitetet e arteve e kanë ndjekur këtë traditë, që çdo tre vjet ndodh edhe në Tiranë. - See more at: http://vizionplus.al/ura-me-tri-harqe-ne-galerine-fab/#sthash.QBSlzUG4.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form