"Ça ti fryej jam nga Berati, s'jam nga Fieri", shoferi u bën rezistencë policëve
Një shofer është vënë në pranga pasi ka bërë rezistencë, duke kundërshtuar policët gjatë kontrolleve që ata kanë kryer pasi e kanë ndaluar.
Teksa policët po kryenin kontrollet gjatë fundjavës, kanë ndaluar këtë shofer dhe i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Por shoferi nga Berati nuk ka pranuar dhe ka nxjerrë shumë justifikime, sa ai përfundoi i shoqëruar nga policia në Komisariat. Siç duket edhe në video, shoferi kishte pirë alkool sa përpiqej në çdo rast të shmangte tubin, madje ai ka përdorur edhe frazën "Jam nga Berati, s'jam nga Fieri".