Toka bujqësore - Shtyhet deri më 2017 afati i pajisjes së fermerëve me titujt e pronësisë

Ora News Lajme 2016-05-23

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 5 mijë fermerë që kanë marrë në përdorim tokën bujqësore, ende nuk janë pajisur me titujt e pronësisë. Qeveria i ka propozuar Kuvendit një tjetër shtyrje të afatit të përfundimit të këtij procesi, të nisur që në vitin 2008. Sipas ligjit në fuqi, pajisja e fermerëve me titujt e pronësisë për tokën që dikur ka qenë e ndërmarjeve bujqësore duhet të mbyllej në qershor të këtij viti, ndërsa kërkohet shtyrje deri m 31 dhjetor të vitit 2017.
Irfan Tarreli: Ende në momentin që flasim janë rreth 5 mijë ankesa të pa shqyrtuara. Dispozitat aktuale, nëse efekti do të mbarojë në 30 qershor, këto numër kërkesash duhe ti drejtohen gjykatës. Pra në vend që problemin ta zgjidhnin nga pikëpamja administrative dhe të ulnim koston, nëpërmjet vendimeve të gjykatave është gjykuar e arsyeshme që krijojmë edhe njëherë mundësinë administrative për realizimin e tyre.
Agron Duka: Përsëri nuk do të realizohet duke gjykuar që 2017 është një vit elektoral dhe do të kërkoni shtyrje tjetër afat.
Opozita ka kundërshtuar opsionin e qeverisë për shtyrjen e afatit, ndërsa ka bërë një tjetër propozim:
Helidon Bushati: Kjo tokë ti kalonte direkt për kompensim fizik Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi procesi i ndarjes së tokës bujqësore është bërë në vite. Ka pasur koncept në fillim kur edhe përqindja e popullsisë ka qenë më e lartë në fshat. Është allogjike që sot ti jepet tokë. Sot kujdo që ti jepet tokë i jepet në mënyrë abusive.
Pavarësisht kundërshtimeve, demokratët e kanë votuar projektligjin, i cili pas kalimit në komisionin e veprimtarive prodhuese me 11 vota pro, i hapet rruga për miratim në senacë plenare.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-deri-me-2017-afati-i-pajisjes-se-fermereve-me-titujt-e-pronesise/

Share This Video


Download

  
Report form