Report TV - Detaje nga atentati në Vlorë 'Çipuri' u qëllua me 11 plumba

Report TV 2016-05-23

Views 20

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në Vlorë, ku i plagosuri Armnando Sulejmani është qëlluar me 11 plumba por e kanë kapur vetëm dy prej tyre.

Atentati me armë zjarri ndodhi në lagjen "Pavarësia" dhe policia shton se Sulejmani 39-vjeç, ose siç ndryshe njihet ?Çipuri? është me precedentë të mëparshëm penal.

Të dhënat nga grupi hetimor, bëjnë të ditur se ndaj tij është qëlluar disa herë nga dy persona, njëri prej të cilëve i pajisur me armë silenciator, por vetëm një plumb e ka kapur në krah objektivin e autorëve, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ekspertët e policisë dhe prokurorisë kanë gjetur 13 gëzhoja, 10 nga të cilat sipas policisë, u gjuajtën nga atentatorët e Sulejmanit, ndërsa dyshohet se edhe vetë i plagosuri i është kundërpërgjigjur me armë sulmit, duke shtënë 3 herë në drejtim të atentatorëve. Tre gëzhoja i përkasin armës së Sulejmanit, pistoletë tip TT.

Policia me të marrë provat në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të gjetur ndonjë person tjetër të plagosur, pasi aty ka pasur shkëmbim zjarri.
Kjo ka bërë që ata të nisin kontrollet në spitale dhe qendra shëndetësore për të parë nëse është paraqitur ndonjë i plagosur për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Sulejmanit, në momentin kur ai po i drejtohej hyrjes së pallatit.

Aty i kishin zënë pritë dy personat e maskuar, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të 39 vjeçarit. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin kur po i drejtohej banesës.

39 vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa vetëm pak kohë më parë kishte fituar lirinë.

Policia ka shoqëruar disa persona për t'i marrë në pyetje, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen ku mbeti i plagosur 39 vjeçari Armando Sulejmani.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS