Report TV - Përkujtohet revolta e Spaçit, Kola: Simboli i diktaturës po rrënohet

Report TV 2016-05-22

Views 3

Ish të burgosur politik, të afërm të tyre dhe pushtetar vendor, kanë përkujtuar 43-vjetorin e revoltës antikomuniste në burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë.

Ata u rikthyen sot ne ish burgun e Spaçit duke vizituar qelitë ku kaluan vitet e tyre të rinisë, ndërsa në përkujtim të tyre u vendos edhe një pllakë përkujtimore.

Pajtim Lami nga Vlora është një nga personazhet që ka pasur një histori rrënqethëse gjatë kohës që ka qenë në këtë burg. Ai ka qëndruar për tre ditë nën gërmadha të minierës, duke luftuar me vdekjen, ndërsa sot përlotet kur viziton këtë vend dhe kujton atë çfarë ka përjetuar.

Drejtori i Institutit të të përndjekurve politik Bilal Kola thotë se është e pafalshme që simboli i diktaturës komuniste të jetë një gërmadhe në ditët e sotme.

Ai ka shtuar se do të firmoset një peticion që do ti drejtohet për miratim Kuvendit që 21 maj të miratohet me ligj si një ditë pelegrinazhi në respekt të veprës të martirëve të lirisë.

Ish burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar.

Me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.

Share This Video


Download

  
Report form