Report TV - Sokol Hazizaj: Asnjë deputeti ose kryebashkiaku s'i rrezikohet mandati

Report TV 2016-05-21

Views 0

Asnjë prej deputetëve ose kryebashkiakëve që rezultuan me një të kaluar të pasur me precedentë penalë nuk rrezikon mandatin.

Ligji i dekriminalizimit i krijon atyre hapësira që të shpëtojnë karriken.

Konstitucionalisti Sokol Haziaj, shpjegon arsyet përse ligji është antikushtetues dhe i pamenduar mire

Sipas ligjit, titullari i institucionit ku depozitohet formulari i vetë deklarimit i kërkon prokurorisë verifikimin e të dhënave.

Por sipas Juristit Hazizaj, këtu ka shteg për abuzim, pasi në bazë të miqësive dhe preferencave të titullarit, dikush mund të penalizohet pa të drejtë, ndërsa dikush tjetër të përjashtohet nga verifikimi.

Sipas nenit 7 të ligjit të dekriminalizimit, verifikimi i të dhënave të një zyrtari përveç listës së gjatë të shtetarëve, mund të kërkohet në prokurori dhe nga 500 shtetas me të drejtë vote.

Rezultatet e verifikimit ruhen në një sistem elektronik që administrohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Share This Video


Download

  
Report form