Ish kryeministri i vendit Sali Berisha e ka quajtur ?burrec? kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që ka shtuar se ai flet në Kuvend dhe largohet prej tij duke i?a mbathur.
Sipas Berishës Rama është kthyer në Koprolali, që sipas tij do të thotë fjalë e menderosur, që mundohet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij.
?E vërteta është që unë flas për qytetarët dhe deputetët. Nuk flas për burrecë si Edi Rama që flasin e ia mbathin. Vjen këtu me koprolali (fjalë të menderosura) që përpiqet të mbulojë skandalet e tij. Rama është përgjegjës për ngritjen e llumit në piedestal. Skandali Xhelili është vetëm një nga dhjetra skandalet në të katër anët e vendit?.
Nga ana tjetër, Berisha ka akuzuar Ramën si personi që la të arratisej ish drejtorin e Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë, Balili.
?Pse e le të ikte Balilin. Ti e ke lejuar? tha ai.
Sa i takon çështjes së përgjimeve, Berisha i ka bërë thirrje autoriteteve të Italisë, konkretisht Prokurorisë që të hetojë dhe të bëjë transparencë për çështjen e pajisjes që ka përgjuar edhe Presidentin.
Këtë veprim, Berisha e ka konsideruar banditesk.
?Çështja e përgjimeve duhet të zbardhet, kemi prova që pajisja është sjellë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje autoriteteve të prokurorisë italiane që të bëjnë transparencë, ne do të japim kontributin tonë. Përgjimi është akt banditesk e maniakllëku, sidomos të përgjosh presidentin e vendit?, tha ai.
Gjithashtu, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar daljen në skenë të të tjerave video-skandale pas asaj të ish kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.
Nga foltorja e kuvendit, Berisha tha se shumë shpejt do të dalin në dritë video të ministrave të kabinetit qeveritar.
"Pesë herë më zi se Xhelili janë këta që janë pas shpinës time. Prisni se do të dalni të tjerat. Sepse ju vendosët si këmishë të Koços, të sivëllaut të kryeministrit të jugut, Agronin pedofil, i cili jo që kërkonte seks për vend pune, por me minorenë", u shpreh Berisha.