Ben Blushi, Ramës: Po mbron llumin, Elvis Rroshi më kërcënoi, debati jashtë syrit të medias

Ora News Lajme 2016-05-19

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në foltoren e kuvendit, Blushi i ka lexuar Kryeministrit Edi Rama, mesazhin që i ka ardhur në celularin e tij nga Kryebashkiku i Kavejës sipas të cilit është kërcënuar.
Mesazhi: O Blush jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim, siç thatë ju dhe dhe shumë shpejt do dalë për sqarim të publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin Kavajës që më mbështet? ? Etj etj ka ca sharje që po ia kursej publikut pasi e neveris.
Kam një pyetje për ty Rama: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin. Kush është ky që më çon mesazh sepse ti thua që e ka emrin Ervin ai thotë Elvis. Ky e ka numrin 0696007770.
Kush është ky Elvisi apo Ervini.
Blushi kërkoi një reagim nga Edi Rama, por kryeministri nuk ka folur asnjë fjalë nga vendi ku ishte ulur.
Ben Blushi: Këta po të terrorizojnë qytetet. Kjo është mënyra si po e mban pushtetin.
Përballë kësaj situate Blushi është ulur në karrigen e tij në kuvend, por sërish ai i ka kërkuar kryeministrit të reagojë për situatën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ben-blushi-rames-po-mbron-llumin-elvis-rroshi-me-kercenoi-debati-jashte-syrit-te-medias/

Share This Video


Download

  
Report form