Report TV - Berisha: Balili e përgjimi, skandal Rama: Sali do e votosh reformën?

Report TV 2016-05-19

Views 4

Akuzave të ish-kryeminsitrit Berisha i ka dhënë përgjigjje kreu i qeverisë Rama. Rasti i Klement Balilit dhe ai i pajisjes së përgjimit kanë qenë në fokus të fjalimit të ish-kryeministrit Berisha në Parlament, i cili ka akuzuar direkt kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të këtyre skandaleve.

?Rama e ka zhytur vendin në skandale. Deklarata e Europolit demantoi deklaratat e Tahirit dhe Çakos. Këta i thanë Balilit ik nga Shqipëria, e përcollën. Çështja e balilit është çështje që i përket Ballkanit dhe Europës?, ka thënë Berisha.

Nga ana e tij, kryeministri i është përgjigjur parardhësit të tij duke e akuzuar se po pengon reformën në drejtësi.

?Sali, më shiko në sy dhe më thuaj, a do ta lejosh apo jo reformën në drejtësi? Pse nuk thua asnjë fjalë për të? Pse PD nuk është në komision për të votuar draftin e Venecias?, ka thënë Rama.

Nga foltorja e Kuvendit Rama akuzoi gjithashtu PD se ka përdorur dhe angazhuar presidentin Nishani për të mbrojtur trupën gjykuese të pallatit 17 katësh.

"Një pallat që është konsideruar i rrezikshëm. Gjykata pa turp shtyu vendimin se një person doli aksioner i drejtëpërdrejtë me firmën.
Ju dolët me armë për një park lodrash, angazhuat presidentin të dalë publiksisht e të marë në mbrojtje trupën më të korruptuar po të shikojë ligjin e të shohin konfliktin e interesit"-tha Rama

Ai tha se PD është parti pa ide dhe alternativa për qytetarët dhe se akuzon pa asnjë bazë. Në fjalën e tij Rama nuk la pa permëndur Reformën në Drejtësi për të cilën i kërkoi llogari PD dhe Berishës pse nuk votohet.

Në kohën që kryeminsitri Rama mbante fjalën në Kuvend dhe i tregonte dokumentin sipas tij të printuar direkt nga EUROPOL-i ish kryeministri Berisha mohonte nga vendi. Rama e ka lëshuar fletën në tokë nga foltorja ndërkohë që Berisha është ngritur me një tjetër Raport sipas tij dhe i'a ka çuar letrën Pandeli Majkos aty ku ai ishte ulur.

Rama: Ja si gënjen ti, kështu gënjen ti.
Berisha: Po po ja ku e kam Raportin
Rama; Mos ja lër Pandit se duhet të jetë i freskët.


15:05 Berisha: Rama është një burrec, ia mbath nga Kuvendi
Ish kryeministri i vendit Sali Berisha e ka quajtur ?burrec? kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që ka shtuar se ai flet në Kuvend dhe largohet prej tij duke i?a mbathur.

Sipas Berishës Rama është kthyer në Koprolali, që sipas tij do të thotë fjalë e menderosur, që mundohet të mbulojë skandalet e qeverisjes së tij.

?E vërteta është që unë flas për qytetarët dhe deputetët. Nuk flas për burrecë si Edi Rama që flasin e ia mbathin. Vjen këtu me koprolali (fjalë të menderosura) që përpiqet të mbulojë skandalet e tij. Rama është përgjegjës për ngritjen e llumit në piedestal. Skandali Xhelili është vetëm një nga dhjetra skandalet në të katër anët e vendit?.

Nga ana tjetër, Berisha ka akuzuar Ramën si personi që la të arratisej ish drejtorin e Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë, Balili.

?Pse e le të ikte Balilin. Ti e ke lejuar? tha ai.

Sa i takon çështjes së përgjimeve, Berisha i ka bërë thi...

Share This Video


Download

  
Report form