Skënderbeu e bën diktaturë duke siguruar titullin e 6-të kampion radhazi në Kategorinë Superiore një rekord më vete. Për Partizanin titulli mbeti edhe këtë sezon një ëndërr.
Korçarëve në Vlorë u duhej vetëm fitorja për të pasur vet në dorë fatin e tyre dhe atë e arritën. Nën sytë e Kryeministrit Rama, por në një atmosferë jo miqësore djemtë e trajnerit Josa fituan 2-0 dhe me 79 pikë sigurojnë titullin kampion.
Latifi që në minutën e 9-të i dha qetësinë juglindorëve ndërsa goli i Sebino Plakut në pjesën e dytë largoi përfundimisht frikën. Skënderbeu Kampion por festa dhe dorëzimi i Kupës së Kampionit do të bëhet nesër në Korçë.
Në ?Qemal Stafa? Partizani priste të festonte titullin pas 23 vitesh, por kjo nuk ndodhi pasi të kuqtë fatin nuk e kishin në dorën e tyre.
Në një stadium të tejmbushur, Partizani kalon në avantazh me të përhershin Sukaj, por duke mësuar edhe rezultatin në Vlorë që nuk i favorizon, të kuqtë e shohin veten të barazohen nga Teuta.
"Djemtë e detit" shënojnë edhe golin e dytë dhe fitojnë 2-1 në kryeqytet. Gjithsesi durrsakët me këtë rezultat nuk shkojnë në Europë pasi Kukësi mposht Tiranën 2-1 dhe ruan vendin e tretë.