Riorganizimi i PD, në Vaun e Dejës nis puna me strukturat e degës

Ora News Lajme 2016-05-17

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Vaun e Dejës demokratët kanë nisur punën për riorganizimin e strukturave të PD së Degës. Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe kreu i grupit të punës Gjok Uldedaj, thanë se krijimimi i Degës së re do të jetë garanci për një fitore të thellë të demokratëve në zgjedhjet e ardhshme.
Riorganizim, përgjegjësi dhe angazhime konkrete. Mbi këto baza ka nisur organizimi i degës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Vaut të Dajës kryesuar nga Sekretari i Përgjithshem i Partise Demokratike, Arben Ristani dhe kryetarit të Grupit të Punes për Bashkinë e Vau Dejësit, Gjok Uldedaj.
Ristani: Tre janë për mua kushtet e domosdoshme që duhen plotësojmë: Programin me të cilin do të dalim para shqiptarëve për të lidhur me ta kontratën e qeverisjes së Shqipërisë, figurat me të cilët do të dalim para shqiptarëve, pra njerëzit që do të realizojnë programin dhe e treta organizimi i partisë.
Uldedaj: Kjo është një fazë pune, angazhimi. Eksperienca ka treguar se aty ku kanë funksionura strukturat e PD, aty kemi pasur dhe fitoren.
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Zef Hila, tha se marrëdhënia mes Bashkisë dhe Partisë Demorkatike do të jetë e lidhur ngushtësisht.
Hila: Jemi palë me strukturat e PD. Ashtu siç kemi premtuar që do të jetë një administrratë funksionale, e shkolluar, e diplomuar dhe e gjendur pranë kërkesave të kohës.
Bashkia e Vau Dejës me ndarjen e re territoriale ka 6 njësi administrative, të cilat do të përbëjnë edhe seksionet e degës së Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/riorganizimi-i-pd-ne-vaun-e-dejes-nis-puna-me-strukturat-e-deges/

Share This Video


Download

  
Report form