Report TV - Tokat bujqësore, Rama: Certifikatat e pronësisë, procesi ofrohet falas

Report TV 2016-05-17

Views 2

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë sot certefikatat e pronësisë mbi tokën bujqësore ku ka thënë se këto certifikata janë falas dhe se prona është rruga e vetme e cila mundëson zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë për 1 800 familje që përfitojnë nga ky proces.

Kështu ka deklaruar nga Bradasheshi teksa ka dhënë certifikata pronësie mbi tokat bujqësore për fermerët e kësaj zone.

Rama ka thënë se, kjo nuk mjafton, pasi qeveria tashmë do i ndihmojë fermerët me kredi me interes të ulët me qëllim që të ndihmohen në rast se duan të investojnë.

Sakaq, ai shtoi se tashmë certifikata e pronësisë merret falas, duke përfshirë edhe heqjen e burokracive, mjafton që qytetarët të shkojnë në bashki.

?Tashmë ka kreditim për fermerët që duan të investojnë. Janë 300 milion euro që në 3 vite janë në dispozicion të financimit përmes kreditimit të prodhimit. Shumë kanale vaditëse po vihen në funksion në të gjithë vendin. Për feremrët kemi vendosur që tiu mbështesim me kredi me interesa të ulëta. Sot, edhe për certefikatën e pronësisë për tokën shërbimi është falas. Qytetarët u bllokuan nga burokraci të qëllimshme. Tokat bujqësore, hyjnë në funksion. Certifikata për tokën, shërbimi është falas. Tashmë nuk do jeni ju që do të bëni topografin, asnjë letër këtu e një letër atje, por është bashkia që nga ju do ketë nevojë vetëm për dy dokumenta, aktin e marrjes në zotërim të përkohshëm të pronës, tokës dhe kërkesën. Një kërkesë dhe atë copën e letrës që ju e keni atë sipërfaqen e tokës që nga viti 1991? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form