Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, organizatat për të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, shpërndanë 10 çmime për aleatët e vitit për këtë komunitetet. Në një aktivitet që u organizua në sallën COD në kryeministri, LGBT ka dhënë çmimet e vitit për personazhe të cilët kanë dhënë ndihmë në mbështete të të drejtave të tyre gjatë këtij viti.
Në këtë listë vihen re artistë, përfaqësues të medias, apo dhe organizata politike, ku për këtë të fundit çmimin e mori Bora Mema, studentja që goditi me vezë kryeministrin Edi Rama pak kohë më parë.
Çmimin për rolin e medias në mbështetje të të drejtave të këtij komuniteti iu dha gazetares Alba Malltezi e cila foli para të pranishmëve për vështirësitë e fillimit të viteve '90 për publikimin e rasteve të dhunës ndaj LGBT.
Çmim për mbështete ndaj komunitetit LGBT, mori këngëtari Bojken lako dhe personazhe të tjerë si Elvira Dones, Monika Melyshi, Kristina Voko, Sonila Luzi, Ola Bruko, Ambasadorja e Holandës, Dewi van de Weerd, Korpusi i Paqes.
Aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë do të mbyllen në 20 maj me mbrëmjen e bamirësisë ?Përqafo diversitetin, mbështet progresin? që do të zhvillohet tek Pallati i Brigadave.