Flet per Ora News - Videoskandali, denoncuesja: Këtu s’jemi të sigurt, po kërcënohemi

Ora News Lajme 2016-05-16

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja e 20-vjeçares nga Peshkopia, e cila denoncoi ish- Kryebashkiakun Shukri Xhelili përmes video-skandalit të publikuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? në Ora News, akuzojnë organet e rendit se nuk po u garantojnë mbrojtje.
Në një intervistë telefonike për Ora News, denoncuesja ka deklaruar se nuk ka besim te policia dhe se ka marrë kërcënime serioze për jetën.
Për më tepër ajo pohon se gjatë ditës së diel nuk ka parë asnjë efektiv pranë banesës së saj.
20-vjeçarja ka thënë se as ajo dhe as familja e saj nuk mund të jetojnë më në atë qytet, ndërsa kërkon ti mundësohet largimi nga Shqipëria.
Edhe vëllai i 20-vjeçares i kontaktuar me telefon nga Ora News kërkon mbrojtje të përfocuar policore.
Sipas tij, forcat e rendit qëndrojnë deri në orën 00:00 të natës dhe më pas largohen, ndërkohë që frika e ndonjë hakmarrje të mundshme është gjatë natës.
Gjithashtu ai ka pohuar se motra e tij është në prag të një depresioni dhe ka nevojë për psikolog dhe deri tani nuk i është ofruar një shërbim i tillë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/i-vellai-i-20-vjecares-flet-pas-videoskandalit-familja-ime-ndihet-e-kercenuar/

Share This Video


Download

  
Report form