Institucioni kryesor i sekreteve në Shqipëri është bërë pjesë lojës politike të Presidentit Bujar Nishani dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër Bashkisë së Tiranës. Deklarata e rëndë është artikuluar dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në formë pyetjeje. Por, sipas burimeve, pyetja e kryebashkiakut është retorike, pasi institucioni kryesor i mbledhjes së informacioneve në Shqipëri, është investuar me kapacitete të pazakonta, duke survejuar veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës.
Segmente të SHISH, kanë braktisur detyrat e parashikuara në ligj, për të cilat edhe paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, duke u angazhuar në monitorimin e aktiviteteve, projekteve dhe tenderave të Bashkisë së Tiranë, për të furnizuar me informacion kreun e shtetit dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.