Report TV - Ja si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës, ku është i dyshuar Balili

Report TV 2016-05-13

Views 0

Zbardhen detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar për trafikun e drogës, ku rezulton i përfshirë edhe emri i Kelmend Balilit, ish-drejtori i Transportit të Sarandës.

Sipas dokumentit me numër protokolli 3008/12/15920-a?, i datës 9 maj 2016, i firmosur nga Konstandinos Panagiotopoulos, përgjegjës i Nëndrejtorisë greke të Antidrogës, të cilit i referohet rrjeti investigativ BIRN, përshkruhen me detaje veprimet hetimore dhe provat e mbledhura nga policia greke dhe policitë e Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë dhe Hollandës, të cilat, në harkun kohor të dy viteve, kryen arrestime dhe konfiskime të drogës si dhe ofruan provat inkriminuese për policinë greke. Sipas këtij dokumenti, vetëm në dy vitet e fundit kësaj organizate i janë kapur 2,338 kilogramë marihuanë dhe 23 kilogramë kokainë, vlera e së cilës përllogaritet në së paku 6 milionë euro.

Hetimet e kryera nga Njësia e Antidorgës Greke në bashkëpunim edhe me agjencinë amerikane DEA, kanë zbardhur edhe mënyrën se si realizohej trafiku i drogës mes shtetesh.

Si truri i organizatës për procesin e transportit është identifikuar shtetasi Gjeorgjio Alifandia, 46 vjeç me profesion shofer.

Alifandia konsiderohet nga policia greke edhe is bashkëpunëtori më i ngushtë i Kelmend Balilit. Pjesë e trasnprotit të drogës ishte edhe një kompani me emrin ?Anagnostopoulos Ksenofon Monoprosopi A.E?, e cila zyrtarisht merrej me tregtinë me shumicë të pjesëve të këmbimit.

Kjo kompani siguronte mjetet e transportit- përgjithësisht maune për linja të largëta të cilat modifikoheshin për të krijuar hapësira për drogën. Pikërisht kjo hallkë e trafikut duket se qe përgjegjëse për ?përkujdesjen? për familjarët e anëtarëve të organizatës, të cilët kishin rënë në prangat e policisë.

Në dokumentin e policisë greke shkruhet se Anagnostopoulo dhe Alifandi, që vepronin në llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, u dërgonin shuma të ndryshme monetare të arrestuarve apo anëtarëve të familjeve të tyre, me qëllim të qartë moszbulimin e strukturës së organizatës kriminale.

Prania e një elementi të tillë si ?kodi i heshtjes? mes të arrestuarve dhe anëtarëve të tjerë përbën një tregues shtesë për nivelin e organizimit të këtij grupi kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form