Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Rrogozhina ku mori pjesë në inaugurimin e rrugës Rrogozhinë-Peqin-Elbasan, financim 5.7 ml euro nga BE, Ministri i Transportit komentoi dhe aksidentin e rëndë të disa ditëve më parë ku humbën jetën dy të mitur motër e vëlla. Haxhinasto tha se inkurajon Prokurorinë për hetim të thellë të shkaqeve të aksidentit tragjik.
Ministri i Transportit ka inkurajuar hetim të thellë për aksidentin në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç, motër e vëlla dhe u plagosën nëna e tyre dhe fëmija tjetër 1 vjeç. Në vendin ku ndodhi aksidenti mungonin ndarëset anësore metalike.
Haxhinasto: Ka një hetim për këtë. Institucionet e specializuara janë duke bërë një hetim. Inkurajimi nga ana ime është që hetimi të jetë i thellë dhe i plotë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/vdekja-e-dy-femijeve-ne-kavaje-haxhinasto-inkurajoj-hetim-te-plote-te-shkakut/