Report TV - BSH:Inflacioni bazë në terren negativ papunësia rritet me 1.5 pikë %

Report TV 2016-05-11

Views 0

Në raportin për tremujorin e parë 2015, Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare vazhdon të ndodhet nën potencialin e saj, duke gjeneruar norma mjaft të ulëta inflacioni.

Vlerësimet tona për praninë e hendekut negativ të prodhimit mbështeten edhe prej informacionit të marrë nga treguesit e tregut të punës dhe të dhënat e vrojtimeve, thekson në raport Banka e Shqipërisë.

Shkalla e papunësisë shfaqi një tendencë të lehtë rritëse gjatë vitit 2015, nga 17.3% në tremujorin e parë, në 17.7% në tremujorin e katërt.

Pavarësisht rritjes së punësimit, shkalla e papunësisë vijoi të qëndrojë 1.5 pikë përqindje mbi nivelin mesatar të periudhës 2012-2014.

Këto dinamika u pasqyruan në një hendek të vlerësuar negativ të papunësisë gjatë vitit 2015 dhe në presione të dobëta për rritjen e pagave.

Share This Video


Download

  
Report form