Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorët, Romana Vlahutin dhe Donald Lu tha se kushti kryesor për reformën në drejtësi është moskapja politike e drejtësisë. Basha tha se më shumë rëndësi ka produkti, sesa koha e miratimit të reformës në drejtësi.
Kryeopozitari Basha tha gjithashtu se kanë kërkuar sqarim për nenin 25 pasi nuk dinë se kush e ka futur.
Basha: PD është partia e demokracisë dhe e shtetit ligjor dhe si e tillë ka qenë mbështetësja e refomrës në drejtësi. Kushti kryesor është moskapja politike e drejtësisë. Jetojmë në një vend me histori të kapjes së drejtësisë.
Kjo mazhorancë po e rendit Shqipërinë ne vendet e kultivimit të drogës, korrupsionit. Nevoja për reformën në drejtësi nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/basha-kushti-i-vetem-per-reformen-moskapja-politike-e-drejtesise/