Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi, ka ritheksuar qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike, se kjo reformë është kusht për çdo reformë tjetër në vend, përfshirë atë në sistemin e drejtësisë. Bylykbashi, propozon që reforma zgjedhore të bëhet paralelisht me atë të drejtësisë.
Bylykbashi: Reforma zgjedhore është reforma bazë, themelore që Shqipëria duhet të përmbushë me sukses tani. Është një kusht thelbësor. Besoj se dy reformat janë të lidhura në mënyrë të natyrshme. Suksesi i reformës në drejtësi është gjithashtu i varur nga suksesi i reformës zgjedhore.
Platforma e Partisë Demokratike krahas kontrollit të plotë të financave të partive politike dhe kriminalizimin e donacioneve private, parashikon si kusht kryesor votimin dhe numërimin elektronik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bylykbashi-drejtesia-dhe-reforma-zgjedhore-paralelisht-votimi-elektronik-kusht/