Për dy ditë me radhë Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë ka ushtuar nga koncerti i Festës së Europës. Koncerti u mbajt nën drejtimin e dirigjentit francez Jacques Attali. Tingujt e Himnit Kombëtar shqiptar nga Asdreni, "Simfonia e 8-të" nga Schubert dhe Ouvertura nga Von Ëeber ishin preludi i ditës së parë.
Nën drejtimin e mjeshtrit të okestrës Gérard Akoka mbrëmë u interpretua ?Simfonia e 9-të e Beethoven?, ku kënduan sopranoja Inva Mula e mezosopranoja Vikena Kamenica. Zërave melodiozë u janë bashkuar edhe tenori Klodian Kaçani e baritoni Thilo Dalhmann.