Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse nuk dal kampion do të shtrëngoj duart me presidentin dhe do të largohem nga Partizani. Këtë deklaroi trajneri i të kuqve Andrea Agostinelli para një javë në Ora Skaner. Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Bylisit ku demat bën hara-kiri dhe shanset për titull u shndërruan në minimale, për të mos thënë që duhet një mrekulli e vërtetë, fati i Agostinellit u duk i shkruajtur, por jetojmë në vendin e surprizave.
Sërish gjatë emisionit të përjavshëm sportiv në Ora News ,Ora Skaner, presidenti i të kuqve Gaz Demi nëpërmjet një mesazhi të dërguar në drejtim të moderatorit Gerti Caracani, konfimroi se tekniku Italian do të qëndroj në krye të Partizanit edhe për 2 sezone të tjerë.
Marrëveshja aktuale e Agostinellit përfundon në mbyllje të këtij edicioni, por me sa duket drejtuesit e kuq janë bindur që ti besojnë projektin e të ardhmes trajnerit nga Ancona. Sigurisht ende nuk ka ardhur firma mbi zgjatjen e marrëveshjes, por në parim presidenti është dakord që Agostinelli të qëndrojë në drejtimin e skuadrës.
Partizani do të luaj gjithçka për gjithçka në sfidën e së premtes kundër Skënderbeut, në duelin e drejtpërdrejtë. Demat nuk kanë asgjë për të humbur dhe objektivi i vetëm është fitorja, dhe nëse kjo ndodh atëherë shpresat e të kuqve do të mbështeten tek Flamurtari.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/agostinelli-tek-partizani-edhe-per-2-sezone-te-tjera/