Report TV - Baleti Carmina Burana me 250 artistë në datat 13 e 14 maj në TKOB

Report TV 2016-05-10

Views 9

Rikthehet ?Carmina Burana?, një vepër e madhe e dashur për publikun në datat 13 dhe 14 Maj. Premiera e baletit me koreografi të Juri Vamos që shënoi sukses në skenë një vit më parë, do të ringjitet në skenën e teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Carmina Burana, kjo kantatë skenike nga Carl Orff, iu jep flatra fantazisë së koreografëve si rrallë ndonjë vepër tjetër muzikore e shek. XX.

Baleti do të ngjitet në skenë me ndihmën e asistenteve koreografe Jouce Guoco, Rovena Shqevi dhe Alisa Gjoni. Kjo premierë e Baletit sjell në skenë qindra artistë, ku përfshihet trupa e baletit, solistë, kori dhe Orkestra e TKOB.

Do të dëgjohet zërat e sopranove Ekelejeda Kamani e Erlinda Agolli, i baritonit Kalro Çeski apo kontratenorit Safet Berisha.

Ndërkohë balerinët Adela Muçollaeri e Ledia Sulaj, Kristi Dalipi, Jonida Onuzi, Ervis Nallbani, Dion Gjinika etj do të shprehin nëpërmjet vallëzimit nuancat psikologjike e personale të karaktereve të personazheve të dramës Carmina Burana.

Share This Video


Download

  
Report form