Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prezantimin e raportit për të drejtat e njeriut gjatë 2015, Avokati i Popullit evidentoi mjaft problematika të cilat janë konkluzione të monitorimeve në terren. Për Totozanin raporti evidenton rritje të personave që jetojnë në varfëri dhe u bëri apel institucioneve për më shumë bashkëpunim.Një gjë e tille u mbështet edhe nga Ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili kritikoi ashpër Qeverinë për mungesë bashkëpunimi me institucionin e Avokatit të Popullit. Totozani dhe diplomati amerikan vlerësuan gjithashtu dhe miratimin në parim të reformës në drejtësi, të cilën e konsideruan jetike për vendin.
Në prezantimin e raportit vjetor të të drejtave të njeriut gjatë vitit 2015, Avokati i Popullit Igli Totozani bazuar në verifikime dhe monitorime bëri me dije se për shkak të kushteve ekonomike të vendit varfëria është rritur dhe shifra e personave që jetojnë në kushte të vështira ka arritur ne 14.3%, dhe se 2% e tyre jetojnë në varfëri ekstreme.
Në kuadër të Ditës së Europës, Totozani kërkoi më shumë bashkëpunim në mbrotjen e të drejtave të njeriut.
Totozani: Shpesh duhet të përballesh me pozitën e vështirësisë individuale dhe institucionale për të punuar për mbrojtjen e të drejtave, në një kohë që jo rralle administrata publike bën një vesh të shurdhët, dhe shpeshhere nuk bashkëpunon dhe nuk reagon ndaj rekomandimeve, apo propozimeve, që i drejtohen nga ana e Avokatit të Popullit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/totozani-flet-per-rritje-te-varferise-lu-qeveria-te-bashkepunoje-me-avokatin-e-popullit/