ERE: Çmimi i energjisë mund të ulet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enti Rregullator i Energjisë do të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të çmimeve në sektorin e energjisë. Vendimi do të merret në fund të qershorit. Kështu ka deklaruar kreu i këtij institucioni Petrit Ahmeti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Nisur nga kjo deklaratë kanë qënë deputetët demokratë që i kanë kërkuar Ahmetit uljen e tarifave të energjisë për konsumatorin fundor, duke qënë se arkëtimet në kompaninë e shpërndarjes kanë njohur vetëm rritje. Demokratët kanë denoncuar në komision faktin se kompania e shpërndarjes ka shkelur planin e investimeve dhe e ka tejkaluar disa herë atë.ERE e ka pranuar këtë ankesë, por tha se shumë shpejt do të publikojë një raport, i cili sqaron të gjithë situatën.Për herën e tretë rresht kreu i Entit Rregullator ka kërkuar pavarësi financiare të institucionit, pasi fakti që varet nga ekzekutivi shkel parimin e pandikueshmërisë politike në vendimmarrjen e ERE-s.

Share This Video


Download

  
Report form