Nga qyteti i Lezhës në të cilën ndodhej në një aktivitet me PDIU Idrizi i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë të votojnë Reformën në Drejtësi.
Kreu i PDIU-së tha se politikanët shqiptarë e kanë kaluar vijën e kuqe përgjatë këtyre viteve dhe për këtë arsye, ai bëri apel që reforma në dejtësi të votohet sa më parë.
?U bë kohë që vërtitemi për reformën në drejtësi, pjesa morale, pjesa më e rëndësishme e institucioneve të Shqipërisë. Do të thoja sistemi autoimun i shoqërisë tonë. Ju e keni parë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk e di çfarë presin dhe në çfarë artificash futet kjo reformë. Unë sot po ju them nga ky podium ne emër të PDIU-së: Politikanë shqiptarë, boll e keni kaluar vijën e kuqe dhe votojeni reformën në drejtësi, për të bërë për herë të parë drejtësi në këtë vend?, tha Shpëtim Idrizi para anëtarëve në qytetin e Lezhës.
Në fjalën e tij para anëtarëve, kryetari i PDIU-së u shpreh se në këto 25 vjet, deputetët e qytetit të Lezhës kanë ardhur nga Tirana, ndërsa me PDIU-në, deputeti do të jetë pjesë e qytetarëve të Lezhës.