Pensionet e lidhuara para vitit 1993 do të rriten deri me 2500 lekë të reja. Akoma më shumë do rriten edhe pensionet e lidhura para vitit 1996, të cilat rriten deri në 3700 lekë. Vendimi më i fundit i Ministrisë së Mirëqenies Sociale parashikon rritje të pensioneve të vjetra, pasi këto pensione janë në vlerë më të ulët. Sipas vendimit që ka gati qeveria përcaktohet se do të rriten vetëm pensionet e lidhura nga 1 janari 1992 deri në 1 janar 1997.