Shprehja ?armiku i armikut tim, është miku im? zuri vend shumë mirë mbrëmjen e së enjtes në Institutin e Politikave të Lindjes së Afërme në Uashington, ku ish-shefi i inteligjencës saudite, Princi Turki al-Faisal, u ul në krah të ish-këshilltarit të Benjamin Netanjahut, gjeneralit në pension Yaakov Amidror, për të diskutuar mbi situatën e trazuar në rajon.