Report TV - Gjiknuri:Pas TAP, Shqipëria pritet të përfitojë një tjetër projekt gazsjellësi

Report TV 2016-05-07

Views 1

Jonian-Adriatik-Paplajn është projekti më i ri Gazsjellës që pritet të përfitojë vendi ynë. Ministrat e Energjisë së rajonit janë takuar në Budva ku ranë dakord për ngritjen e njësisë së menaxhimit të këtij projekti. Ky është gazsjellësi i dytë që pritet të përfitojë vendi ynë pas atij TAP, i cili ka muaj që ka nisur ndërtimin.

Pas gazsjëllësit TAP ndërtimi i të cilit ka nisur, Shqipëria ka drejtuar sytë tek një tjetër gazsjellës Jonian-Adriatik-Pipeline, ndryshe IAP. Për këtë projekt janë të interesuara dhe Mali iZi, Bosnjë Hercegovina dhe Kroacia.

Ministrat e të katër vendeve u takuan në Budva ku ranë dakord për krijimin e një njësie të menaxhimit të projektit ku do të ketë një përfaqësim edhe SOCAR, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit, aksionere e TAP.

?Përfaqësues të kompanive të gazit dhe ministrive përkatëse do të krijojnë një njësi të menaxhimit të projektit ku do të kenë palë edhe kompaninë SOCAR të Azerbajxhanit për ta promovuar këtë projekt. Mali i zi po e përfundon masterplanin e gazit, gjithashtu edhe Shqipëria. Kroacia ka avancuar nga ana e saj e kjo do të thotë se po maturohet pak nga pak kërkesa për gaz. Shumë shpejt të gjitha vendet do të kenë sasi të dedikuara për gazin ccka e bën këtë projekt akoma më fizibël. Vendet kanë marrë një vendim të rëndësishëm për të krijuar një njësi konkrete, për të folur me institucionet e Komisionit Evropian dhe për të dialoguar me investitorë të mundshëm?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Projekti i gazsjellësit Jonian-Adriati, synon të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Republikës së Kroacisë, nëpërmjet Bosnjë Hercegovinës (në det), Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e gazsjellësit Trans Adriatic (Projekti TAP).

?U fol në takim por shihet edhe nga kontaktet që kemi patur se është rritur interesi i kompanive të mëdha investitorë nga disa vende edhe përtej Evropës. Janë shumë të interesuar për tu bërë pjesë e projektit IAP. Kjo do të thotë se projekti ka filluar të marrë jetë dhe besoj se në vitet e ardhshme do të maturohet ashtu sikurse projekti TAP dhe Shqipëria do të kthehet në një qendër të rëndësishme të gazit për rajonin?, theksoi ministri.

Traseja përfundimtare e projektit IAP ka një gjatësi prej 511 km dhe një kosto prej 618 mil. EUR.

Për pjesën që shtrihet në shqipëri dhe ma të zi, investimi llogaritet në rreth 288 milionë Euro.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS