http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ndodhet ne fund te mandatit si presidenti i SHBA, Barak Obama i ka kujtuar kandidatit republikan per Shtëpinë e Bardhe, Donald Trump se presidenca nuk është një loje.?Jemi ne kohe te rëndësishme. Kjo është pune serioze, nuk është argëtim dhe as nje reality show. Është nje gare për presidencën e Shteteve te Bashkuara, çka do te thotë se çdo kandidat duhet t?i nënshtrohet nje shqyrtimi te mirëfillte?.Obama tha se deklaratat që multimiliarderi ka bere ne te shkuarën duhen marre seriozisht. Ndërsa ka mbetur kandidati i vetëm ne garën e republikaneve, Trump nuk gëzon mbështetjen e figurave te njohura te partisë. Dinastia Bush ka refuzuar ta mbështesë ate ne fushate. Pas dy ish-presidenteve Bush, as ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush nuk do ta beje nje gjë te tille. Madje disa republikane kane shkuar deri aty sa te thonë se do te mbështesin demokraten Hillary Clinton. Ish-sekretarja e shteti kryeson ne garën e partisë se saj, ndërsa rivali Bernie Sanders duket se e ka pranuar qe nuk mund ta mposhte. I pyetur nga CNN nëse do te behej zëvendësi i Clinton nëse ajo fiton presidencën, ai e la te hapur këtë mundësi, duke deklaruar se do te diskutonte pas konventës.